
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për media shprehu shqetësim serioz lidhur me propozimin për vendosjen e votimit elektronik për diasporën, duke vlerësuar se një zgjidhje e tillë hap hapësirë për manipulime zgjedhore përcjell INA.
“Votimi elektronik i diasporës është recetë për abuzime masive”, deklaroi Filipçe.
Sipas tij, modeli i propozuar nuk ofron garanci të mjaftueshme për verifikimin e identitetit të votuesve dhe mund të çojë në një proces zgjedhor të pakontrolluar.
Filipçe theksoi se një problem shtesë paraqet fakti që mënyra e zbatimit të këtij procesi nuk është e rregulluar qartë me ligj, por parashihet të përcaktohet përmes akteve nënligjore që do të miratohen nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).
“Nuk guxon që një çështje kaq e rëndësishme të lihet në dorë të akteve nënligjore, pasi kjo rrit rrezikun për keqpërdorime”, nënvizoi ai.
Në fund, kreu i LSDM-së vlerësoi se këto propozime nuk përfaqësojnë reforma demokratike, por janë një përpjekje e pushtetit për të siguruar mekanizma ndikimi në procesin zgjedhor.



