LajmeTeknologji

Për blerjen e Twitter do të vendos Gjykata

Aksionarët e Twitter kanë votuar për të miratuar një marrëveshje me Elon Musk për të blerë kompaninë për 44 miliardë dollarë.

Vendimi u mor në një konferencë të shkurtër me investitorët nga selia e kompanisë në San Francisco.

Kjo do të thotë se Twitter do të përpiqet të detyrojë miliarderin ta blejë kompaninë.

Në prill, Twitter ra dakord t’ia shesë kompaninë Musk-it.

Megjithatë, marrëveshja u pezullua pasi Musk pretendoi se ai ishte mashtruar nga Twitter në lidhje me numrin e llogarive të rreme në platformë.

Twitter aktualisht vlerësohet në 32 miliardë dollarëm nga 44 miliardë dollarë sa ishte marrëveshja me Musk.

Kështu, për blerjen e Twitter do të vendos Gjykata.

Related Articles

Back to top button
Close
Close