LajmeMaqedoniTopLajm

Pendarovski vazhdon me akuza ndaj Filipçes: Pamjet e vaksinimit në Serbi, janë një turp për vendin tonë

Presidentit i vendit Stevo Pendarovski pas Mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, tha se presin që nga nesër të filloj vaksinimi masiv dhe imunizimi i vendit. Ai tha se pamjet që u panë fundjavën e kaluar në Serbi janë të turpshme për vendin tonë dhe se njerëzit duhet t’i marrin vaksinat këtu dhe jo në një vend të huaj. Ai felenderoi edhe Serbinë për këtë gjest, por nuk është normale e gjithë kjo situatë, shtoi ai.

“Pamjet e para në serbi për vendin tonë janë një turp për ne. Ne duhet t’u sjellim vaksinat qytetarëve në vendin tonë dhe jo të shkojmë ne në Serbi. Falënderojmë Serbinë për atë që po bën për vaksinimin e qytetarëve tanë, por kjo nuk shkon.” tha presidenti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close