LajmeMaqedoniTopLajm

Pëllumb Vela mbledh degën e ASH-së

Kryetari i ri i degës së  Aleancës për Shqiptarët, Përllumb Vela ka mbledhur degën e kësaj partie në Tetovë. Foton nga mbledhja e degës e ka shpërndarë njëri nga themeluesit e LR-PDSH-së, Gadaf Uzairi i cili në postimin e tij shkruan “Tetova me zemër❤💪“, shkruan Top24

Ndryshe ditë më parë kryetari i degës së ASH-së në Tetovë, Pëllumb Vela përmes një postimi u është drejtuar Tetovarëve dhe mbështetësve të Aleancës për Shqiptarët se ” kontributi i secilit prej jush, që nga themelimi i këtij subjekti e deri më sot, ka qenë shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për avancimin e subjektit në fjalë dhe unë do të vazhdoj të mbështes pa rezervë gjithkënd që ka qenë i rreshtuar pranë këtij subjekti, duke ju premtuar se puna dhe mundi i askujt nuk do të shkojë huq. Shpresoj t’ua shpërblej të gjithëve angazhimin dhe përkushtimin”.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close