LajmeSport

Pele do të varroset në katin e nëntë

Futbollisti legjendar brazilian Pele do të varroset të martën në Sao Paulo.

Sot në stadiumin Urbano Caldeira ku luan Santos po mbahen homazhe, ndërsa futbollisti, i cilësuar nga shumë njerëz si më i miri i të gjitha kohërave, do të varroset më pak se një kilometër nga stadiumi.

Sipas shkrimeve të gazetarit të “Daily Mirror”, Andy Lines, i cili aktualisht ndodhet në Brazil, Pele do të varroset në varrezat “Ekumenike”, më të lartat në botë.

Është një varrezë që ka 32 kate dhe Pele do të varroset në katin e nëntë, përcjell Klan Macedonia.

Me sa duket, ai e ka vendosur këtë sepse babai i tij ka mbajtur numrin nëntë dhe sepse është numri i tij i preferuar.

Gjithashtu, duke qenë se vendvarrimi ndodhet lart, prej tij ai mund të “mbikëqyrë” stadiumin e klubit ku kaloi 18 vite të karrierës dhe me të cilin arriti suksese të mëdha,.


Related Articles

Back to top button
Close
Close