LajmeMaqedoniTopLajm

PDSH tubime në Teçan, Vrutok, Raven, Debresh, Balindoll, Forinë dhe Çegran

Dje, më 8 korrik, kryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi bashkë me Frymzin Dautin – kandidat për deputet vizituan fshatin Teçan, Vrutok, Raven, Debresh, Balindoll, Forinë dhe Çegran (tubim).

Menduh Thaçi vijoi takimet në nëndegën “Teteks 2” në Tetovë me Dr. Arben Demiri – kandidat për deputet.

Video link:

Fjalimet e plota të kryetarit të PDSH-së i gjeni në faqen zyrtare të partisë në Facebook.

Menduh Thaçi dhe Frymzim Dauti në Reçan të Gostivarit.

“BDI duhet të kalojë në opozitë por kjo, nuk është fitore e vërtetë nëse nuk fiton PDSH-ja”

Menduh Thaçi dhe Frymzim Dauti – kandidat për deputet në zonën zgjedhore nr. 6 në Vrutok të Gostivarit.

“Duhet t’ju themi njerëzve se ky është një moment ku duhet të përkrahet PDSH-ja. Sa më shumë mbështetje për PDSH-në aq më lehtë do ta kemi t’i realizojmë qëllimet e përbashkëta.”

Menduh Thaçi dhe Frymzim Dauti në Raven të Gostivarit.

“Pandemia na e ka shkatërruar ekonominë. PDSH ka planin konkret dhe të afatizuar për ta rimëkëmbur.”

Menduh Thaçi dhe Frymzim Dauti në Debresh të Gostivarit.

“Familjet që s’kanë asnjë të punësuar apo kurrëfarë të ardhurash, me ardhjen e PDSH-së në qeverisje do t’ju sigurohet ndihmë financiare.”

Menduh Thaçi dhe Frymzim Dauti në Balindoll të Gostivarit.

“Jemi munduar që platformën tonë ta bëjmë sa më të thjeshtë që të jetë sa më e qartë për njerëzit. Duhet definitivisht që RMV ta procesojë demokracinë konsensuale.”

Menduh Thaçi dhe Frymzim Dauti në Forinë të Gostivarit.

“Duhet një lider i cili merr pozitë në qeveri. Duhet me shpejtësi të kanalizohen mjetet buxhetore në zhvillimin e infrastrukturës, ndërtimin e shkollave e kështu me radhë.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close