MaqedoniTopLajm

PDSh-ja do të mbështesë BDI-në në rrethin e dytë

Partia Demokratike Shqiptare do të mbështesë të gjithë kandidatët Bashkimit Demokratik për Integrim në rrethin e dytë të zgjedhjeve, ka bërë të ditur kreu i kësaj partie, Menduh Thaçi në intervistë për Klan Maqedoni.

“Është e vërtetë. Sot (24 tetor 2021) brenda ditës e rrumbullakuam marrëveshjen. Kemi pasur bisedime disaditore unë dhe zotëri Ahmeti dhe marrëveshja nënkupton se PDSh-ja do të mbështesë kandidaturat e BDI-së në të gjitha komunat ndërkaq komuna e Studeniçanit do të jetë një garë demokratike mes kandidatit tonë dhe të BDI-së, por funksionarët qeveritar nuk do të implikohen kësaj radhe në fushatë. Do të jetë një fushatë më e drejtë, edhe pse besoj se PDSh ka një avantazh dhe do të fitojë me siguri”, tha Thaçi./TV21

Related Articles

Back to top button
Close
Close