MaqedoniTopLajm

Anketa e CRPC tregon Isen Shabanin edhe për një mandat në krye të komunës së Vrapçishtit

Kryetari aktual dhe kandidati për Kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativën do të drejtojë Komunën edhe për 4 vitet e ardhshme.

Sondazhi i Qendrës për Hulumtime Politike dhe Komunikim ka dhënë këto rezultate lidhur me mbështetjen e kandidatëve për kryetarë komunash për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Vrapçishtit.

Për Isen Shabanin nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të votonin 44,8% nga numri i përgjithshëm i të anketuarve më 31 tetor, ndërsa 41,6% e të anketuarve do të votonin për kundërshtarin e BDI-së Nebi Rexhepin.

Ose në një numër prej 125 të anketuarish, 56 do të votonin për Shabanin dhe 52 për Rexhepin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close