LajmeMaqedoniTopLajm

U infektua në pushime në Maldive me virusin Zika, rasti i parë në vend

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka regjistruar rastin e parë të infeksionit me virusin Zika në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për një shtetas të vendit që është infektuar pas një pickimi nga mushkonja gjatë qëndrimit në Maldive.

Sipas ISHP-së, pacienti ka qëndruar në Maldive nga 20 deri më 28 maj dhe gjatë kësaj periudhe ka raportuar se është pickuar nga mushkonja. Menjëherë pas kthimit në vend, ai është paraqitur për kontroll në Klinikën për Sëmundje Infektive.

Më 17 qershor, Departamenti i Virologjisë pranë ISHP-së ka konfirmuar rezultatin pozitiv për virusin Zika, pas së cilës epidemiologët kanë kontaktuar pacientin dhe kanë ndërmarrë masat e nevojshme parandaluese.

Janë realizuar anketa epidemiologjike, raportimi zyrtar i rastit, dezinfektimi i zonës përreth vendbanimit të pacientit, si dhe janë dhënë rekomandime për parandalimin e transmetimit seksual të virusit.

Nga ISHP u bëhet thirrje qytetarëve që, pas pickimit nga mushkonjat, të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore nëse shfaqin simptoma si ethe, dhimbje koke, skuqje të lëkurës ose çrregullime neurologjike, veçanërisht nëse së fundmi kanë udhëtuar në vende tropikale ose subtropikale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close