LajmeMaqedoniTopLajm

PDSH emëron drejtuesit e departamenteve dhe kryetarët e komisioneve partiake

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë Qendrore, në të cilën me vota unanime të anëtarëve janë miratuar udhëheqësit e departamenteve dhe kryetarët e komisioneve të partisë.

Në kuadër të Departamentit për Çështje Sociale, Shëndetësi dhe Zhvillim Rural, udhëheqës është emëruar Fejzi Xhelili, ndërsa kryetarë të komisioneve janë zgjedhur Reshat Ferati (Pushtet Lokal dhe Zhvillim Rural), Renata Elezi (Shëndetësi) dhe Ermond Miftari (Punë dhe Politikë Sociale).

Departamenti i Politikës së Brendshme do të udhëhiqet nga Halil Krasniqi, me Vasfi Doko në krye të Komisionit për Siguri dhe Sali Ajdini në krye të Komisionit për Kontroll të Brendshëm Partiak.

Në Departamentin Juridik, udhëheqës është caktuar Rametulla Kuçi, ndërsa komisionet do të drejtohen nga Blerim Rushiti (Trajnimi i Strukturave Partiake për Procesin Zgjedhor), Zija Jonuzi (Komisioni Juridik) dhe Imer Aliu (Komisioni Legjislativ).

Departamenti i Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të udhëhiqet nga Ylber Idrizi, ndërsa kryetarë komisionesh janë emëruar Fatmir Tresi (Arsim), Ajsel Bilalli (Kulturë), Jasin Selimi (Rini dhe Sport) dhe Hadi Iljazi (Çështje Fetare).

Për Departamentin e Marrëdhënieve me Jashtë, udhëheqëse është zgjedhur Valbona Toska, ndërsa komisionet do të drejtohen nga Fatmire Isaki (NATO), Pajtim Thaçi (Bashkimi Evropian) dhe Besnik Memeti (Diaspora).

Në Departamentin Ekonomik, udhëheqës është emëruar Harun Deari, ndërsa kryetarë komisionesh janë Agim Nesimi (Ekonomi dhe Financa), Fatime Isai (Bujqësi), Afrim Latifi (Ekologji) dhe Hevzi Jashari (Transport, Lidhje dhe Urbanizëm).

Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun do të udhëhiqet nga Ernad Fejzullahu, me Ejup Shabanin në krye të Komisionit për Informim, Marketing, Propagandë dhe Analitikë dhe Bilall Lutfiun në krye të Komisionit për Bashkëpunim Ndërpartiak.

Ndërkohë, Departamenti Organizativ do të udhëhiqet nga Visar Palloshi.

Nga PDSH bëjnë të ditur se procesi organizativ do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, me konsolidimin e komisioneve përmes përfshirjes së anëtarëve të tjerë në përbërjen e tyre.

Related Articles

Back to top button
Close
Close