
Në vazhdën e aktiviteteve për ringritjen e PDSH-së, kjo parti gjatë ditës së sotme ka mbajtur kuvendin në nëndegën 1 në Tetovë ku për kryetar të kësaj nëndege kuvendi zgjodhi Muarem Muharemin, shkruan Top24
Sot në kuadër të degës së Tetovës u zhvillua Kuvendi i Nëndegës nr. 1, me pjesëmarrjen e anëtarëve të kësaj nëndege, si dhe të përfaqësuesve nga Kryesia Qendrore e PDSH-së. Në përputhje me procedurat statutore dhe me propozim të anëtarësisë, u zgjodh Kryesia e re e Nëndegës nr. 1, e cila përbëhet nga 15 anëtarë.
Në këtë kuvend, për Kryetar të Nëndegës nr. 1 u zgjodh z.Muarem Muharemi.
I gjithë procesi zgjedhor u zhvillua në frymë demokratike, të rregullt dhe transparente, duke dëshmuar angazhimin dhe përkushtimin e anëtarëve për forcimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të strukturave partiake.
Sekretariati për informim – PDSH



