LajmeRajon

PDK zyrtarizon Enver Hoxhajn si kandidat për kryeministër

PDK ka thirrur një konferencë për media, derisa në emër të kësaj partie foli Uran Ismaili. Ai tha se ky vit ishte i rëndë, por që këtij degradimi po i vjen fundi.

“Viti 2020 pa asnjë dyshim ishte i rëndë për ekonominë tonë, ishte vit i rëndë për shëndetësinë, ani pse në vijën e parë të frontit ata s’patën përkrahje nga asnjëra qeveri, ashtu edhe pacientët.

Ishte vit i rëndë për arsimin, sportin, artin të rinjtë e të moshuarit. Vit degradues, dhe qeveritë çdo dështim të tyre ia faturuan pandemisë.

Krijuan kaos institucional, duke shtyrë përpara agjenda partiake, e duke lënë pas interesin e qytetarëve”.

Ai po ashtu konfirmoi lajmin që IndeksOnline kishte publikuar mbrëmë rreth kandidaturës së Hoxhajt si kandidat për kryeministër.

“Është lajm i mirë që këtij degradimi po i vjen fundi, prandaj jam i lumtur që qytetarëve të iu shpalos që kandidati i saj për kryeministër është u.d i liderit të PDK-së Enver Hoxhaj.

Partia më e madhe në vend e do të dëshmohet si e vetmja që di të qeverisë”, tha Ismaili

Related Articles

Back to top button
Close
Close