LajmeRajon

PD kurrë s’është financuar nga jashtë e aq më pak nga Rusia, thotë Basha

Ish-Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, mohoi të ketë pasur financim të huaj të PD-së, dhe siç tha ai, “e aq më pak rus”, raporton gazeta online Reporteri.net.

Ky reagim erdhi pas raportimit të Zërit të Amerikës nga një burim brenda administratës amerikane se PD-ja ka pranuar gjysmë milionë dollari financim nga Federata Ruse në vitin 2017 përmes kompanive fantazmë.

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane, siç raportoi Zëri i Amerikës të ketë mësuar

1/2 Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë..

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) September 14, 2022

“Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë”, shkroi Lulzim Basha, ish-kryetar i PD-së.

“[…] Çdo pretendim për financime të huaja. Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE”, ka thënë ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close