LajmeMaqedoni

Pasdite pritet ndryshim i motit në Maqedoni!

Moti sot paradite do të jetë me diell me vranësira mesatare, ndërsa pasdite dhe gjatë natës nën ndikimin e masës ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme, do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm dhe për një kohë të shkurt do të bien mbi 20 litra metra katrorë, si dhe me erë të fuqishme prej mbi 60 kilometra në orë dhe paraqitje e izoluar e breshrit. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 9 deri 17, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 24 deri 35 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa pasdite dhe gjatë natës do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima, në disa pjesë të luginës në formë të motit të ligë. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 36 gradë Celsius.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), sot pasdite, gjatë natës dhe të dielën paradite moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë me shi më të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të izoluar të breshrit. Pastaj vijon periudhë e motit kryesisht të qëndrueshëm dhe të nxehtë. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close