LajmeMaqedoni

LAMM: Në VK Tabanoc pritet rreth 20 minuta

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata me intensitet të shtuar në akset rrugore jashtë mjediseve urbane. Për shkak të pushimeve verore vërehet frekuencë e shtuar e automjeteve, në VK Tabanoc koha e pritjes për hyrje në shtet është rreth 20 minuta, përderisa në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informoi LAMM.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close