
Pas reshjeve të dendura të shiut, ekipet e Komunës së Çairit kanë vazhduar angazhimin në terren për pastrimin e rrugëve dhe hapësirave publike.
Në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale”, punëtorët sezonalë punuan deri në orët e vona të mbrëmjes dhe po vazhdojnë aktivitetet edhe sot.
Sipas Komunës, ndërhyrjet po realizohen sipas prioriteteve dhe nevojave të evidentuara, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të pastërtisë dhe funksionalitetit. Krahas pastrimit të terrenit, ekipet po merren edhe me grumbullimin dhe largimin e mbeturinave kabaste në lagje të ndryshme të Çairit.






