LajmeRajon

Pas resortit luksoz grek, Kurti shkon në Kanë, në Festivalin e Filmit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti katër muaj pasi mori këtë detyrë, ka nisur një vizitë të gjatë në Greqi dhe tani po e vazhdon një të tillë në Francë, edhe pse në Kosovë ndodhi helmimi i mbi 2 mijë qytetarëve.

Moskthimin e Kurtit prej Greqisë, zyrtarët e Vetëvendosjes e arsyetuan duke thënë se po mundohet që ta sjellë njohjen nga ky shtet. Por, as pas më shumë se një jave, Kurti ende s’është kthyer në Kosovë.

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti sot në foltoren e Kuvendit tha se Kurti nga Greqia ka shkuar në Francë në Festivalin e Canës.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili tha se kryeministri ka shkuar në Francë për të marrë pjesë në premierën e një filmi kosovar.

“Është hera e parë që Kosova është në mesin e shteteve që garojnë për “Palmën e Artë” dhe kryeministri ka shënuar së bashku me ekipin e filmit këtë moment të suksesit ndërkombëtar të kinematografisë së Kosovës”, ka thënë Kryeziu.

Seminari që ka qenë në Athinë ka zgjatë vetëm një ditë, dhe ne po flasim për kreyministrin që është në Athinë. Realisht Kurti ka fluturuar dje me Nicë të Francës dhe është vendosur në Kana në një hotel. Dmth ka arritur në Nicë në 19:45. Dhe nuk ka shkuar zyrtarisht, por ka shkuar në festivalin e filmit në Kanë”, tha Haliti.

Ndryshe, gjatë vizitës në Greqi, Kurti me familje ishte akomoduar në një prej hoteleve më luksoze.

Qëndrimin e Kurtit në hotelin luksoz “Grand Resort Lagonissi” e ka zbuluar ish kryeministri i Greqisë, George Papandreou, në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, ku shprehu mirëpritje për Kurtin dhe familjen e tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close