LajmeMaqedoniTopLajm

Pas reagimit të ASH-së; Formohet komision për largimin e librit të sociologjisë ku fyhen shqiptarët

Ministria e Arsimit dhe Kulturës bën me dije se është ngritur Komisioni për propozimin për tërheqjen nga përdorimi të tekstit të miratuar të Sociologjisë për vitin e dytë të arsimit të mesëm. Kjo vjen pas reagimeit të Aleancës për Shqiptarët ndaj asaj që shkruhej në tekstin shkollor për lindshmërinë tek romët, shqiptarët dhe turqit.

“Procesi gjithëpërfshirës për përmirësimin e cilësisë së përmbajtjes arsimore dhe për eliminimin e diskriminimit dhe stereotipeve është më efektivi dhe për këtë arsye Ministria e Arsimit dhe Kulturës lejon që publiku të përfshihet në procesin e heqjes së gabimeve të natyrës së ndryshme dhe përmbajtjeve të papërshtatshme në tekstet shkollore. ”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës.

Ministria e Arsimit dhe Kulturës njofton se Komisioni brenda afatit ligjor prej dhjetë ditësh duhet t’ia dorëzojë propozimin ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Nga atje po ashtu theksojnë se në periudhën e kaluar janë marrë disa vendime për tërheqjen e teksteve të miratuara, për çka ka pasur reagime. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, me reformën rrënjësore në sistemin arsimor, që parashikon përgatitjen e kurrikulave të reja, do të prodhohen tekste dhe materiale të reja mësimore për të gjitha lëndët

Related Articles

Back to top button
Close
Close