LajmeMaqedoni

Nikolloski: Vazhdon mbështetja për Komunën e Strugës

Në dy thirrjet nga Ministria e Transportit, Komuna e Strugës për më pak se dy vjet mori 5.6 milionë euro për realizimin e investimeve kapitale. Mbështetja vazhdon, po punojmë së bashku në projekte të mëdha infrastrukturore, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, i cili pati një takim pune me kryetarin e komunës Mendi Qyra dhe inspektim të punimeve ndërtimore në bulevardin “Turistik”.

 Nikolloski dhe Qyra në takim përcaktuan prioritetet për periudhën e ardhshme.

“Përmes Ministrisë së Transportit, po ndërtohen bulevardi “Turistik”, me vlerë 175 milionë denarë, dhe rruga Kolektori lindor, e cila bashkohet me atë “Turistike”, ndërsa në bashkëpunim me Bankën Botërore kemi një projekt te Vreshtat e liqenit, i cili është duke u finalizuar dhe për të cilin sot morëm siguri nga kontraktori se deri në fund të javës së ardhshme punimet do të përfundojnë plotësisht dhe mund të vihen në përdorim”,  theksoi Nikolloski.

Me mbështetjen e Qeverisë, nëpërmjet MMJPH, shtoi, po ndërtohen edhe disa sisteme kanalizimesh.

“Po punohet në sistemin e kanalizimit në Vranishtë, një rrjet prej gati shtatë kilometra, por do të shohim nëse mund të shtojmë edhe një kilometër rrjet. Biseduam edhe për një projekt të ri – për të vazhduar kolektorin deri në rrugën kryesore nga Struga në Ohër dhe për të bërë një rrethrrotullim tjetër pranë Misleshevës. Do të vazhdojmë ta mbështesim komunën dhe të punojmë së bashku në projekte të mëdha infrastrukturore”, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër Aleksandar Nikolloski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close