
Pas përplasjeve mes Izet Mexhitit dhe Blerim Bexhetit në “Grupin e Zjarrit” nuk gjendet qetësi as nga mbështetësit e Nevzat Bejtës, mëson jozyrtarisht Top24.
Sipas burimeve për Top24 Bejta ka ngrirë aktivitetin e tij në “Grupin e Zjarrit” me po të njejtin qëllim që kishte ngrirë edhe Blerim Bexheti, pra Bejta nuk pajtohet që të formohet subjekt politik sidhe është kundër bashkëpunimit me partitë tjera opozitare.
Top24 ka kontaktuar me Nevzat Bejtën por i njejti nuk është përgjigjur duke mos komentuar lajmin për ngrirjen e aktivitetit të tij në “Grupin e Musa Xhaferit” i cili në opinion njihet si “Grupi Zjarrit”.



