LajmeMaqedoniTopLajm

Pas 19 vitesh përfundoi pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut në misionin paqësor në Afganistan

Përfundoi rotacioni i fundit i pjesëtarëve të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Afganistan. Paqësorët tanë u kthyen në vend, ndërsa me atë përfundoi edhe  pjesëmarrja e gjatë gati dy dekada e Armatës në Misionet e NATO-“ISAF” dhe “Mbështetje e shkëlqyer” në Afganistan, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Në periudhën nga viti 2002 deri në 2015, rreth 3.000 pjesëtarë të Armatës ishin pjesë e  forcave të ISAF në Afganistan,  në pozita të ndryshme dhe me detyra të ndryshme. Ushtarët e Maqedonisë, nënoficerë dhe oficerë kanë punuar si oficerë të shtabeve, pjesëtarë të njësive për sigurim të komandës kryesore, instruktorë në ekipiet për mentorë,  ndërsa ishin pjesë edhe e ekipeve mjekësore dhe kirurgjike. Në ISAF, kontributin e tyre e dhanë edhe njësitë speciale, të cilët kanë punuar së baahku  me pjesëtarët e Gardës nacionale të Vermontit, në ekipe të bashkuara.

Maqedonia e Veriut në ISAF ka bashkëpunuar me një numër të madh të partnerëve, sot aleatë – SHBA-në, Gjermaninë Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Norvegjinë, Greqinë, Çekinë, Francën, ndërsa oficerë dërguam edhe si pjesë e vendeve të Kartës së Adriatikut AZ me Shqipërinë dhe Kroacinë, gjegjësisht më vonë edhe vendet e grupit A5.

Nga viti 2015-të pjesëtarët e Armatës kanë kontribuuar në misionin-trashëgimtar “Mbështetje e shkëlqyer” dhe atë me 500 pjesëtarë, të sistemuar në Komandën për trajnim, këshillim dhe asistim – kryeqytet Kabul, nën komandën e Turqisë; pastaj në Komandën në misionin e udhëhequr nga SHBA-ja, me detyrë për sigurim të komandës; në ekip për këshillim të komandës – Veri të udhëhequr nga Gjermania; në suaza të kontributit të përbashkët të grupit A5 në Qendrën për  operacione të bashkuara të KOSA-Veri dhe në ekipin e kirurgëve në spitalin Role-2 të Norvegjisë, në bashkëpunim me Mbretërinë Norvegjeze.

Maqedonia e Veriut i tërhoqi ushtarët e saj nga Afganistani, në pajtim me vendimin e të gjitha vendeve anëtare të Aleancës për përfundim të misionit “Mbështetje e shkëlqyer”.

Me rastin e përfundimit të pjesëmarrjes së Armatës në Afganistan, sot në orën 10:50, në kazermën “Iliden” do të mbahet ceremoni solemne në të cilën fjalime do të mbajnë presidenti Stevo Pendarovski dhe ministrja Radmilla Shekerinska. Në ceremoninë solemne do të marrin pjesë  kryeshefi i Shtatmadhorisë Vasko Gjurçinovski, ambasadorët e SHBA-së Kejt Bërns dhe Turqisë Hasan Mehmed Sekizkok, gjeneralët në Armatë dhe përfaqësuesit e Korrit diplomatik-ushtarak.

Related Articles

Back to top button
Close
Close