
Mot me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe breshër, nesër e pasnesër do të ketë në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëron se nesër dhe të premten vendi do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore të paqëndrueshme dhe të ndryshueshme me reshje intensive shiu, bubullima dhe stuhi lokale, të ndjekura nga një stabilizim i motit me një erë të fortë veriore.
Nesër dhe të premten, moti në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm, i shoqëruar me shi dhe bubullima të herëpashershme, njoftojnë nga kompetentët e Drejtorisë.
Sipas parashikimit, zhvillimi i një stuhie, e ndjekur nga shi i rrëmbyeshëm, pritet në disa pjesë të vendit, ku sasia e reshjeve diku-diku mund të kalojë 15 litra për metër katror. Përveç shiut dhe bubullimave, janë të mundshme edhe erëra të forta me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë, si dhe breshër.



