BotaTopLajm

Parlamenti turk zgjat vendosjen e trupave në Irak dhe Siri për 2 vite të tjera

Parlamenti i Turqisë ka ratifikuar një mocion që zgjat autorizimin për të kryer operacione ndërkufitare kundër-terroriste në veri të Irakut dhe në Siri për dy vite të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) dhe Partia e Mirë (IYI) e opozitës mbështetën mocionin. Megjithatë, opozita kryesore, Partia Popullore Republikane (CHP) dhe Partia Demokratike e Popujve (HDP) votuan kundër mocionit.

Mocioni, i referuar në parlament nga qeveria e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, do të lejojë ushtrinë turke të kryejë operacione ndërkufitare në veri të Irakut dhe Siri për dy vite të tjera, respektivisht nga 30 tetori i këtij viti deri në 30 tetor të vitit 2023.

Mocioni thekson se rreziqet dhe kërcënimet që vijnë nga konfliktet e vazhdueshme pranë kufijve tokësor jugor të Turqisë “vazhdojnë të rriten”.

Duke theksuar se Turqia i kushton rëndësi të madhe mbrojtjes së integritetit territorial, unitetit kombëtar dhe stabilitetit të Irakut, mocioni thotë se, “Prania e (grupeve terroriste) PKK dhe DEASH në Iran përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe për sigurinë e vendit tonë”.

Mocioni po ashtu përmend aktivitetet e PKK/YPG-së terroriste në Siri, duke theksuar se Turqia ka marrë masat e nevojshme në përputhje me “interesat e saj legjititime të sigurisë kombëtare” për të ruajtur “paqen dhe stabilitetin e vendosur në zonat e operacionit të Turqisë”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close