LajmeMaqedoniTopLajm

Parashikimet e Universiteti në Uashington: Mbi 1.800 viktima nga Covid-19 në Maqedoni

Në 24 orët e fundit është shënuar numri më i lartë i rasteve të reja me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. 8 viktima dhe 241 raste të reja. Viktimat janë të moshës nga 59-76 vjeçare. MË shumë raste të reja ka në Shkup, respektivisht 73, në Shtip 60, Tetovë 32, Gostivar 14, Kumanovë 10. Nga ana tjetër janë shëruar 51 pacientë, shumica nga Shkupi. Ndërkaq sa u përket rasteve aktive, në mbarë vendin aktualisht ka 3885 persona të sëmurë.

Edhe numri i rasteve aktive më i lartë është në Shkup edhe atë 1868. Kumanova, Shtipi, Tetova, Dibra, Gostivari, Sveti Nikolla janë gjithashtu qytetet që për momentin kanë më shumë raste aktive. Në 24 orët e fundit janë bërë 1700 testime, ndërsa asnjë test nuk është bërë në kuadër të skriningut.

Me shifrat e sotme numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë mbërriti në 9026. Prej tyre 4727 janë shëruar, ndërkaq 414 kanë vdekur.

Ndërkaq sipas një studimi amerikan, respektivisht të Univeristetit Uashington në Sietëll, numri i viktimave në vend sipas skenarit më të keq deri në nëntor mund të mbërrijë në 1800. Kjo sipas tyre mund të ndodh nëse vijon lehtësimi i masave. Por skenari më i mirë nëse mbeten në fuqi masat sikurse mbajtja e maksave dhe distanca sociale numri i viktimave deri nëntor do të ishte 752.Alsat

Related Articles

Back to top button
Close
Close