
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte shfaqje të izoluar të jostabilitetit me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor, informoi DPHM.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 9 deri në 19 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 26 deri në 34 gradë.
Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të bjerë në 15, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 32 gradë.
Deri në fund të kësaj jave pune dhe në fillim të fundjavës, moti paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Ndërsa pasdite do të ketë kushte për shfaqjen e jostabilitetit lokal me shi të rrëmbyeshëm, erë të përforcuar dhe bubullima, veçanërisht të martën. Temperatura ditore do të jetë në rritje.



