MaqedoniTopLajm

Paraburgim për dy persona nga Haraçina për vjedhje të një bankomati në Gostivar

Dy personat të cilët janë të dyshuar për vjedhjen e rëndë të një bankomati në Gostivar u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Nga SPB Tetovë kanë konfirmuar se N.R (47) dhe A.B (36) nga Haraçina janë dërguar në burgun e Shkupit.

Pas një muaji nga hetimet, Reparti për Punë të Brendshme- Gostivar e ka zbardhur vjedhjen e rëndë që ka ndodhur muajin e kaluar në një bankomat në Gostivar.

Dje deri tek Prokuroria Themelore e Gostivarit ishte ngritur kallëzim penal kundër pesë personave: M.A (32) dhe R.R (33) nga Sfillarja e Poshtme dhe N.R (47) dhe A.B (36) nga Haraçina dhe M.K (24) nga Republika e Shqipërisë.

N.R dhe A.B u privuan nga lira ndërsa R.R po vuan dënimin me burg për një vepër tjetër.

Të denoncuarit akuzohen se me përdorim të forcës nga një bankomat kanë marrë një milion e 800 mijë denarë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close