LajmeRajon

Paqartësi në zbatimin e nenit që u ndalon kandidatëve garën, Zyra do të rekomandojë certifikim në pako

Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim do t’i propozojë KQZ-së certifikimin në pako të subjekteve politike dhe kandidatëve, për shkak të vështirësive që ka hasur në interpretimin e nenit të ligjit për zgjedhje, që ua ndalon kandidimin atyre që janë dënuar në tri vitet e fundit. Kjo konfirmohet në dokumentin që ka siguruar “Koha”, e i cili do të prezantohet në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ku në rend dite është edhe certifikimi i subjekteve dhe kandidatëve.

“Zyra ka hasur në vështirësi për të pasur një qëndrim të qartë në lidhje me zbatimin e germës “q” të nenit 29 të LPZ. Për arsye të paqartësisë së hasur, Zyra rekomandon KQZ-në që të certifikoj në pako subjektet politike dhe kandidatët e mësipërm. Certifikimi i kandidatëve e liron KQZ-në nga obligimi që rrjedh nga neni 30 i LPZ-së në lidhje me ruajtjen e informatave të kandidatëve që janë identifikuar nga institucionet tjera, duke ju krijuar mundësi palëve të interesuara ankesën në instancat ankimore të nivelit të parë dhe të dytë”, thuhet në rekomandimin e Zyrës.

“Rrjedhimisht, Zyra rekomandon certifikimin e 28 subjekteve politike që kanë aplikuar për certifikim dhe kandidatëve të tyre”.

“Koha” ka raportuar të martën se përmbajtja e kërkesës së Komisionit Qendror Zgjedhor dërguar Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për Verifikimin e kandidatëve për deputetë, ka pësuar ndryshime nga versioni fillestar. Fillimisht Zyra për Regjistrimin e Partive dhe Certifikimin e Kandidatëve ka propozuar që gara tu pamundësohet atyre që u është hequr me vendim gjykate si dhe atyre janë dënuar me burgim në tri vitet e fundit.

Sipas burimeve të “Kohës” ky version i përmbajtjes së shkresës për KGJK-n është kërkuar të ndryshohet. Një burim tjetër ka thënë se, nuk është vetëm ky draft por kanë qenë edhe disa të tjerë që janë diskutuar deri në miratimin e atij përfundimtar.

Por zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, kishte thënë theksuar se këto nuk janë shkresa të Zyrës Ligjore.

Në nenin 29 të Ligjit për Zgjedhje theksohet se KQZ-ja duhet të sigurohet që kandidatët për certifikim: o) nuk janë subjekt i vendimit të gjykatës, përfshirë edhe vendimin e PZAP për t’u hequr e drejta për të qenë kandidat; p) nuk janë subjekt i vendimit të gjykatës, me të cilin i është hequr e drejta për të qenë kandidat; dhe q) nuk është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri  kandidat; p) nuk janë subjekt i vendimit të gjykatës, me të cilin i është hequr e drejta për të qenë kandidat; dhe q) nuk është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri (3) vitet e fundit (në rastin tonë nga 07 janari 2018).

Related Articles

Back to top button
Close
Close