LajmeRajon

Pamje nga pritja që iu bë Osmanit nga homologu austriak në Vjenë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit me nderime të larta nga homologu i saj austriak, Alexander van der Bellen, në Vjenë.

Ndërsa ka publikuar pamje nga pritja, Van der Bellen tha se nuk dyshon që të dyja vendet do të bëhen edhe më të afërta, ndërsa Kosova po përparon në rrugën e saj evropiane.

“Mirë se vini në Vjenë, presidente Vjosa Osmani. Vizita juaj nënvizon marrëdhëniet e mira midis dy vendeve tona. Dhe nuk dyshoj që marrëdhëniet tona do të bëhen edhe më të afërta, ndërsa Kosova po përparon në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar Van der Bellen në Twitter.

Related Articles

Back to top button
Close
Close