LajmeRajon

Pal Lekaj dënohet për keqpërdorim detyre

Ish-kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj është shpallur fajtor sot për keqpërdorim detyre, nën akuzën lidhur me subvencionet e shpërndara në Gjakovë.

Bashkë me Lekajn në këtë rast po akuzohen edhe Ismet Isufi (ish-drejtor i Bujqësisë)  dhe Gani Rama(ish-zyrtar financiar), ndërsa Veli Hajdaraga po akuzohet për mashtrim me subvencione dhe shmangie nga tatimi.

Pal Lekaj u dënua me burg me kusht prej 1 vit e 6 muaj. Dënimi nuk do t’i ekzekutohet nëse për dy vite ai nuk do të kryejë vepra të tjera penale.

Gani Rama u dënua me burgim me kusht prej 1 viti. Dënimi nuk do t’i ekzekutohet nëse për dy vite ai nuk do të kryejë vepra të tjera penale.

Ismet Isufi u dënua me burg me kusht prej 6 muajsh. Dënimi nuk do t’i ekzekutohet nëse për dy vite ai nuk do të kryejë vepra të tjera penale.

Ndërsa për Veli Hajdaragën u dha dënim unik me gjobë në shumë prej 8 mijë euro dhe 1 vit burgim me kusht. Dënimi nuk do t’i ekzekutohet nëse për dy vite ai nuk do të kryejë vepra të tjera penale.

Pal Lekajt, Ismet Isufit dhe Gani Ramës, iu shqiptua edhe dënimi plotësues mos-ushtrimi i funksionit për dy vjet dhe 69,780 euro t’ia kompensojnë komunës, në afat prej 1 viti.

Veli Hajdaraga u dënua që të paguajë kompensim ATK-së shumën prej 21.283 euro në emër të tatimit të papaguar si dhe në emer të kontributeve personale shumën prej 3.435, në afat prej 1 viti.

Seancën e kaluar, të akuzuarit pretenduan se akuza ishte ngritur politikisht.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close