
Zlatan Ibrahimovic nuk i kursen kritikat ndaj një prej futbollistëve angleze.
Gjatë pushimit të ndeshjes mes Tre Luanëve dhe Norvegjisë e vlefshme për çerekfinalet e Botërorit 2026, ish sulmuesi suedez vuri në shënjestrën e tij pikërisht futbollistin e Arsenalit, Madueke duke theksuar se skuadra e Thomas Tuchel zëre se ishte me 10 futbollistë në fushën e lojës.
‘Madueke është në fushën e lojës dhe duhet të them se sa herë që merr topin, merr edhe vendimin e gabuar, duket sikur po shëtit. Po të isha në vend të Tuchel do ta zëvendësoja; në 45 minutat e para nuk bëri asgjë. As pauza e hidratimit nuk i hyri në punë…Luajtën me një lojtar më pak-ishin fjalët e Ibrahimovic.
Gjithsesi ajo që ka rëndësi është se në fund Angli, pas kohës shtesë arriti t’i imponohej skuadrës skandinave duke e mundur me rezultatin 2-1 për të kaluar në gjysmëfinale të Botërorit 2026 ku përballë do të ketë Argjentinën e Lionel Messit.



