LajmeMaqedoni

PAKOJA E KATËRT EKONOMIKE: Biznesi në përgjithësi i kënaqur

Një vëmendje dhe kujdes më i madh mbetet që ti kushtohet implementimit konkret dhe real të masave në aspektin e ndryshimeve të ndryshme ligjore, lehtësimit të procedurave e kështu me radhë, ndërkohë që ka ankesa për një mbështetje më të madhe për kompanitë që nuk kanë ndalur zgjerimin dhe rritjen e kapaciteteve të tyre si dhe mënyrën e implementimit në praktikë të masave të ndryshme.

Biznesi në përgjithësi dhe në vija të trasha , është i kënaqur me pakon e katërt të masave qeveritare për rikuperimin e ekonomisë nga pasojat e pandemisë. Megjithatë ka ankesa për një mbështetje më të madhe për kompanitë që nuk kanë ndalur zgjerimin dhe rritjen e kapaciteteve të tyre edhe në kohë krize si dhe mënyrën e implementimit në praktikë të masave të ndryshme. Afaristi Xhemali Dauti nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, thotë se në parim çdo përkrahje ndaj biznesit në këto kushte të vështira është i mirëseardhur.

Sipas tij, biznesi në përgjithësi asnjëherë nuk mund të jetë i kënaqur me ndihmën qeveritare, mirëpo shton më tej ai në këtë drejtim duhet marrë parasysh edhe mundësitë e shtetit për të ofruar edhe më shumë ndihmë financiare dhe tjetër për afaristët.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close