LajmeSport

Pak fjalë, por domethënëse, Kumbulla thyen heshtjen në rrjetet sociale

Pak fjalë, por domethënëse. Pas kritikave të ashpra për paraqitjen ndaj Bodo Glimt në Norvegji dhe lënies në tribunë për ndeshjen ndaj Napolit në fundjavë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla ka zgjedhur të thyejë heshtjen nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Nga gabimet përmirësohesh”, ka shkruar mbrojtësi i verdhekuqve në Instagram, si për t’i kujtuar trajnerit të tij, Jose Mourinho, se është vetëm 21 vjeç dhe një gabim apo një ndeshje e luajtur keq, nuk janë kurrsesi fundi i botës.

Marash Kumbulla duket se nuk e gëzon besimin e trajnerit portugez të Romës, pasi është lënë shpesh jashtë formacionit dhe ka luajtur si titullar në vetëm dy ndeshje të Conference League, shumë pak për një futbollist të cilin verdhekuqtë e blenë për 32 milionë euro.

Related Articles

Back to top button
Close
Close