LajmeMaqedoniTopLajm

Osmani- Xhain: Mbështetje e vazhdueshme nga Suedia për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka takuar ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ami Larson Xhain.

Në fokus të takimit kanë qenë më shumë tema, mes të cilave, presidenca aktuale e Suedisë me Bashkimin Evropian dhe e Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, anëtarësimi i Suedisë në NATO dhe situata e sigurisë në kontinentin evropian, presidenca e Suedisë me IHRA-n dhe bashkëpunimi në sferën bilaterale dhe multilaterale, si dhe zhvillimet e fundit të situatës në rajonin e Evropës Juglindore.

“Në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, ministri Osmani e informoi për prioritetet e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në dhe e falënderoi Suedinë për bashkëpunimin dhe mbështetjen produktive në kuadër të Trojkës së OSBE-së”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Shefi i diplomacisë falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme suedeze për integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi në BE. Duke kujtuar se gjatë presidencës së fundit të Suedisë me Këshillin (në gjysmën e dytë të vitit 2009), vendi ynë mori liberalizimin e vizave dhe rekomandimin e parë të KE-së për fillimin e negociatave të anëtarësimit, Osmani u shpreh i bindur se me politikën e saj pragmatike dhe të orientuar drejt rezultateve, Presidenca e Suedisë do të lërë gjurmë pozitive edhe në trajektoren evropiane të vendit tonë.

“Në kontekstin aktual të sigurisë evropiane, u shkëmbyen mendime për rrjedhën e aktiviteteve që synojnë përfundimin e procesit për anëtarësimin e plotë të Suedisë në NATO, me ç’rast bashkërisht u konstatua rëndësia e përfundimit sa më të shpejtë të këtij procesi, për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit evropian”, theksohet në kumtesën e MPJ-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close