LajmeMaqedoniTopLajm

Petrovska- Vuçeviq: Ruajtja e stabilitetit në rajon është me rëndësi prioritare

Avancimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si dhe pjesëmarrja e vendeve në iniciativat rajonale si platforma për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale, kanë qenë temë e bisedës në takimin e sotëm të punës në Shkup midis ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe homologut të saj serb, Millosh Vuçeviq.

Ministrja Petrovska theksoi se ruajtja e stabilitetit në rajon është prioritare, e cila arrihet përmes dialogut të hapur dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, ndërsa pjesëmarrja aktive në iniciativat e bashkëpunimit rajonal kontribuon në ndërtimin e besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Petrovska shtoi se integrimi i plotë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian në esencë do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit dhe rritjen e bashkëpunimit në rajon.

Në takim, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, Petrovska dhe Vuçeviq u pajtuan që nismat rajonale në të cilat marrin pjesë Serbia dhe Maqedonia e Veriut – iniciativa SEDM, Forcat mjekësore ballkanike, Iniciativa B-9 e shefave të Shtatmadhorisë dhe Qendrës për bashkëpunim në siguri – RAKVIAK, janë me interes të përbashkët për vendet dhe avancojnë bashkëpunimin bilateral.

Related Articles

Back to top button
Close
Close