LajmeRajonTopLajm

Osmani udhëton drejt Dubrovnikut, përfaqëson Kosovën në Samitin Ukrainë – Evropë Juglindore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq, ka udhëtuar drejt Dubrovnikut, ku pritet ta përfaqësojë vendin në Samitin Ukrainë – Evropë Juglindore, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Presidencës njofton se në këtë samit Osmani do të pritet nga kryeministri kroat Plenkoviq dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa do t’u bashkohet liderëve të tjerë nga Evropa Juglindore në seancën plenare.

Gjatë këtij samiti, pritet të riafirmohet mbështetja e palëkundur për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, rëndësia e sanksioneve kundër Rusisë, bashkëpunimi me BE-në dhe mbështetja e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se Osmani ditët e fundit ka qëndruar në Tivat të Malit të Zi, ku ka përfaqësuar Kosovën në Samitin Bërdo Brionne.

Related Articles

Back to top button
Close
Close