Sonte po mbahet tubimi i Frontit Europian në Sheshin Maqedonia në Shkup.
Kandidati për President nga Fronti Europian Bujar Osmani e filloi fjalimin në këtë tubim ku kujtoi kohrat në Parlament gjatë zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi vetëm pse ishte shqiptarë, poashtu Ziadin Selën qe gati e humbi jetën për atë ideal sa para ca vitesh u gjakos parlamenti se një shqiptarë bëhej kryetar parlamenti.
“Shtatë vite më parë pothuajse pikërisht në këtë ditë, diku qindra metra larg nga ky vend, atje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ndodhën ngjarjet më të kobshme në historinë tonë, ende i keme para syve deputetët e përgajkur të vendit tonë, ku qëndrone problemi se u zgjodh Talat Xhaferi krytearë Kuvendi vetëm pse ishte shqiptarë, e kam para syve zotin Sela i cili për pak kumbi jetën atë ditë.
Aso kohe mbi ne qëndorin retë e zeza saqë parashtrohej pyetja se a do të arrijmë të dalim nga ajo situatë, dhe them sia dolëm vllezër e motra, dhe i mundëm ata cinikë që nuk besonin tek ne, dhe jo vetëm kryetarin e Kuvendit, por sot kemi kryeministër të parë shqiptarë, dhe sot ka ardhur koha për presidentit e parë shqiptar, dhe unë i besoj Ali Ahmetit që thotë se do të bëvet.Top24



