LajmeRajon

Osmani: Mirëpres konsensusin e partive në Kuvend kundër referendumit të Serbisë

Presidentja Vjosa Osmani e ka mirëpritur konsensusin e partive politike në Kuvendin e Kosovës, të cilat kanë miratuar rezolutën kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë, në Kosovë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Osmani ka thënë se institucionet e Kosovës njëzëri refuzojnë mbajtjen e referendumit, në kundërshtim me normat kushtetuese dhe praktikën ndërkombëtare.

“Do të vazhdojmë bashkëpunimin me aleatët tanë në fuqizimin e sovranitetit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës ndaj veprimeve destabilizuese dhe të njëanshme të Serbisë”, ka shkruar Osmani.

http://

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar rezolutën e harmonizuar mes katër grupeve parlamentare (LVV, LDK, AAK, Grupit Multietnik) kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Rezoluta u miratua me 76 vota për, asnjë kundër dhe 1 një abstenim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close