
Misioni i OSBE’së në Kosovë me anë të një deklaratë të lëshuar sot gjatë ditës kanë njoftuar se nuk do të mund të organizojnë procesin e mbledhjes së votave për referendumin e Serbisë, meqë për një gjë të tillë s’ka pajtueshmëri të të gjitha palëve dhe se situatën më të vështirë e bën edhe pandemia, transmeton Gazeta Metro.
Megjithatë në këtë njoftim të OSBE’së në Facebook, bie në sy se si kur e përmendin të ashtuquajturën zyrë për Kosovën që drejton Petar Petkovic e shkruajnë ‘Serbian Government’s Office for Kosovo and Metohija’.
Kur i referhen kësaj zyre nuk përdorin fare thonjëza.
Për një gjë të tillë kanë reaguar edhe shumë komentues në faqen e OSBE’së.
Kuvendi i Kosovës sot ka votuar me shumicë votash rezolutën për referendumin e Serbisë që po planifikohet të mbahet edhe në Kosovë.
Rezoluta në fjalë, e harmonizuar me katër grupe parlamentare ka marrë 76 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim. /gazetametro.net