
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Me këtë rast Osmani ka dekoruar me medalje kryeministrin Plenkoviq dhe spitalin në Sllavonski Brod për ndihmën e të aksidentuarve në Kroaci, transmeton Zeri.info.
Kujtojmë se dhjetë kosovarë kishin humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë ishin lënduar si pasojë e një aksidenti që kishte ndodhur në Kroaci në korrik të këtij viti, derisa po vinin për pushime në Kosovë. /Zëri