LajmeMaqedoniTopLajm

Osmani: Autostrada Shkup–Bllacë u vonua dy vite me justifikime të rreme

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes në qeveri, për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë, duke thënë se ndonëse ishin paralajmëruar ndryshime në projekt, të njëjtat nuk janë bërë

Reagimi i plotë i Osmanit:

Për dy vjet na thanë se autostrada Shkup–Bllacë ishte bllokuar sepse po ndryshohej trasa. Ky ishte justifikimi me të cilin u arsyetu çdo vonesë.
Sot, me nënshkrimin e kontratës, del qartë se nuk është ndryshuar as edhe një milimetër nga traseja e projektit që ne lamë të përgatitur.
Pra, financimi ishte siguruar, projekti ishte përfunduar, shpronësimet ishin realizuar dhe procedurat e tenderimit ishin nisur. Dy vite u humbën duke mashtruar opinionin me një “ndryshim traseje” që nuk ka ekzistuar kurrë.
Qytetarët meritojnë një përgjigje të thjeshtë: Pse u humbën dy vite?

Related Articles

Back to top button
Close
Close