BotaLajmeTopLajm

OSBE: Ndërprisni të gjitha aktivitetet që mund të sjellin deri në destabilizim të paqes në Bosnjë

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Bosnjë e Hercegovinë kumtoi se retorika e përfaqësuesve të BeH, mes të cilëve edhe të Republikës Sërpska kontribuon për paraqitje të incidenteve dhe tensioneve ndërnacionale.

Misioni i OSBE-së reagoi në provokimet drejt boshnjakëve në më shumë qytete në RS gjatë festave të krishtlindjeve dhe festimit të Ditës në RS dhe paralajmëron se duhet të ndalen të gjitha aktivitetet të cilat mund të sjellin deri në konflikt dhe destabilizim të paqes dhe sigurisë në BeH.

“Respektimi i të tjerëve, pavarësisht nga përkatësia ose orientimi i tyre fetar, kulturor dhe etnik duhet të mbrohen nga të gjithë, në interes të të gjithëve. Përfaqësuesit e zgjedhur dhe të emëruar kanë përgjegjësi të posaçme që t’i mbrojnë interesat e të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga prejardhja e tyre”, thuhet në kumtesën e Misionit të OSBE-së.

Po ashtu apelohet që politikanët ta hedhin poshtë retorikën e ndarjeve dhe të jenë shembull të sjelljes me përgjegjësi, t’i qetësojnë tensionet dhe të promovojnë dialog konstruktiv.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close