LajmeMaqedoniTopLajm

Ombudsmani: Gjatë përzgjedhjes së modalitetit të mësimit të merren parasysh edhe problemet e nxënësve me aftësi të kufizuara

Reformat e sistemit arsimor me qëllim të zgjidhjes së pabarazive, duhet të fillojnë me njohjen e problemeve aktuale dhe sfidat me të cilat janë përballur nxënësit me aftësi të kufizuara nga shkollat e veçanta fillore dhe të mesme gjatë mësimit onlajn, me ç’rast duhet të gjinden mënyra që të njëjtët të zgjidhen menjëherë dhe në mënyrë efektive.

Kjo theksohet mes tjerash në Raportin e veçantë të Avokatit të Popullit për sfidat, problemet dhe përparësitë e onlajn mësimit të realizuar për nxënësit me aftësi të kufizuara, i cili është dorëzuar deri tek Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Prej këtu, theksohet, veçanërisht është sigurimi i qasjes së papenguar deri tek e drejta e arsimit të çdo fëmije, madje edhe në kushte të mësimit nga distanca, që megjithatë nënkupton përforcim të kapacitetit të sistemit arsimor në tërësi, me qëllim që të prekë deri tek të gjithë nxënësit, pjesëmarrje të plotë dhe në mënyrë efektive, prani dhe sukses të të gjithë nxënësve, veçanërisht ata të cilët, për shkak të arsyeve të ndryshme, janë shkyçur ose janë në rrezik të margjinalizohen.

Avokati i popullit në drejtim të përmirësimit të mësimit onlajn në shkollat e veçanta fillore dhe të mesme jep rekomandime që të adaptohen të gjitha aktivitetet e planifikuara për lëndë dhe rajone, në pajtim me programin vjetor për punë dhe të njëjtat të përshtaten në mësim në kushte të mësimit në distancë, është e nevojshme edhe marrja e orientimeve konkrete dhe udhëzimeve nga ana e MASH-it dhe Byrosë për zhvillim të arsimit, në përgjithësi lidhur me realizimin e onlajn mësimit, si dhe në mënyrë specifike, për shfrytëzimin e platformave përkatëse edukative me përmbajtje të cilat do të përgjigjen në aftësitë për mësim të nxënësve me aftësi të kufizuara

Related Articles

Back to top button
Close
Close