BotaLajme

OKB-ja nis apel humanitar prej mbi 2.5 miliardë euro për të ndihmuar Gazën dhe Bregun Perëndimor

OKB-ja ka nisur një apel humanitar prej gati 2.3 miliardë paund (mbi 2.5 miliardë euro) për të trajtuar urinë në Gazë dhe për të ndihmuar palestinezët në Bregun Perëndimor.

Siç raportohet, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se shuma është e nevojshme për të ndihmuar 3.1 milionë njerëz, “për t’i larguar vuajtjet njerëzore dhe për të parandaluar humbjet e mëtejshme të jetëve”.

Bëhet e ditur se pjesa më e madhe e financimit, diku rreth 732 milionë euro do të destinohen për ndihma ushqimore në Gazë dhe për 400 mijë banorë në Bregun Perëndimor.

Ky hap nga OKB-ja vjen pasi organizata po lufton për të parandaluar vdekjet nga uria në territorin palestinez.

Ndryshe, së fundmi takim ka zhvilluar edhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së për të shqyrtuar kërkesën e Autoritetit Palestinez (AP) për anëtarësim në Kombet e Bashkuara.

Kjo pasi në vitin 2011 AP nuk arriti të bëhej pjesë e organizatës si një shtet i pavarur.

Por, përpara se çdo shtet të mund të anëtarësohet në OKB, duhet të votojnë Këshilli i Sigurimit dhe Asambleja e Përgjithshme.

Andaj ka gjasa që aplikimit të Palestinës të mund t’i vendoset veto nga secili prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit, ku përfshihen Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close