BotaLajmeTopLajm

OBSH: Të rinjtë mund të presin vitin 2022 për vaksinën e COVID19

Megjithëse vaksina e koronavirusit mund të jetë gati në muajt e parë të vitit 2021, të rinjtë do të duhet të presin edhe një vit tjetër për ta marrë atë.

Aktualisht, në të gjithë botën, janë duke u zhvilluar rreth 170 vaksina të mundshme kundër koronavirusit. Prej tyre, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 26 janë në faza të testimit në njerëz.

Por sipas OBSH, edhe pse vaksinat e para mund të dalin pas pak muajsh, personat në moshë të re dhe me shëndet të plotë mund të presin edhe një vit për t’u vaksinuar.

Kreu i hulumtuesve të OBSH-së, Soumya Swaminathan, që tregoi se do të jetë i pamundur vaksinimi në masë i gjithë popullsisë botërore brenda vitit.

“Prioritetin do ta kenë punonjësit shëndetësorë dhe ato që ndodhen në linjë të parë, më pas do të jenë të moshuarit”, duke shtuar se “një person i ri dhe në formë mund të presë vitin 2022”. /Opinion.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close