LajmeRajon

Vjen kërcënimi i radhës nga Lista Serbe: Asociacioni, ose largohemi nga Qeveria

Lista Serbe ka kërcënuar sërish me largim nga Qeveria nëse nuk vazhdojnë diskutimet për Asociacionin.

Është Kryetari i Komunës së Graçanicës, Srdjan Popoviq, i cili është edhe zëvendëskryetar i Listës Serbe, i cili sot edhe një herë ka paralajmëruar largimin e Listës Serbe nga institucionet.

Ai ka thënë se ndër arsyet pse kanë hyrë në qeveri është edhe formimi i Asociacionit, i cili sipas tij është premtuar në Bruksel.

“Në Bruksel, na është premtuar se do të formohet Asociacioni. Kjo është arsyeja pse ne kemi hyrë në institucionet qendrore dhe pse kemi krijuar institucionet lokale. Ky premtim na jep të drejtën që të largohemi nga institucionet nëse ai premtim nuk përmbushet”, ka thënë Popoviq.

“Do të jemi të durueshëm dhe të presim që Brukseli të bëjë punën e tij. Nëse nuk ndodh, atëherë ne do të konsiderojmë mundësinë dhe do t’i përcaktojmë hapat e radhës për t’u larguar nga institucionet”, ka shtuar tutje kreu i Graçanicës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close