BotaLajmeTopLajm

OBSH: Pandemia e Covid-19 përfundon në fillim të 2022

Drejtori për Europën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge, u shpreh se pandemia e koronavirusit do të përfundojë në fillim të vitit 2022.

Në një intervistë për televizionin danez DR, ai tha se Covid-19 do të jetë i pranishëm dhe përgjatë 2021-shit, por do të jetë më i menaxhueshëm se një vit më parë.

Duke theksuar se tashmë nuk ka më vend për skenarët më të këqij, Kluge tha se ka tashmë ka më shumë informacione rreth virusit se sa në fillim të pandemisë. Por gjithsesi ai paralajmëroi se asnjeri nuk mund të dijë të ardhmen e pandemisë së Covid, para kohe.

“Virusi do të qarkullojë ende  por nuk mendoj se do të ketë nevojë për kufizime. Dhe ky është një mesazh optimist,” tha ai

Kluge sqaroi se mutacionet janë normale dhe se virusi po përpiqet të përshtatet me personin e infektuar por përhapja e shpejtë e mutacioneve përbën shqetësim.

Duke shtuar se OBSH po monitoron nga afër efikasitetin e vaksinave anti-Covid, për shkak të përhapjes së shpejtë të mutacioneve të virusit, ai tha se vaksinat mund të ndryshohen sipas mutacioneve të reja nëse do të jetë nevoja.

Ai tha se mutacionet nuk do e nxjerrin jashtë kontrollit virusin, por për momentin ka vende sistemi shëndetësor i të cilave është nën presion, dhe ky presion mund të shtohet, prandaj është e domosdoshme që këto mutacione të merren seriozisht.

Në përfundim Kluge tha se problemet më të mëdha do të dalin në pah kur të vaksinuarit do të jenë në të njëjtin ambient me ata të cilët nuk janë vaksinuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close