LajmeMaqedoni

Nga sot derivatet me çmime të reja

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim.

Me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,28 % në raport me vendimin e datës 15.02.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 denar/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë, të vërtetuara me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 15.02.2021.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,417 den/kg dhe tani do të jetë 34,759 den.

Related Articles

Back to top button
Close
Close