
Modelja e njohur Summer Robert, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut me gjoksin e saj të madh, përballet me sfida të mëdha në jetën e saj personale.
Ajo ndan me ne se fama dhe suksesi financiar nuk i kanë sjellë asnjë përfitim në marrëdhëniet e saj romantike, përkundrazi, kanë krijuar një barrierë të re që e pengon të gjejë dashurinë e vërtetë.
Summer, e cila vuan nga një gjendje të rrallë të quajtur makromasti, tregon se kjo veçori fizike ka ndikuar në mënyrën se si e perceptojnë burrat. Ajo shprehet se shumë prej tyre e shohin atë si një objekt dëshire, duke e lënë mënjanë personalitetin dhe interesat e saj si individ.
Kjo situatë e bën të vështirë për të të krijojë lidhje të thella dhe autentike.
Një nga shqetësimet kryesore të saj është se në aplikacionet e njohjeve, bisedat shpesh përqendrohen vetëm te pamja e saj. “Shumica e mesazheve që marr kanë të bëjnë vetëm me gjoksin tim.
Askush nuk më pyet se si jam apo nuk përpiqet të më njohë si njeri,” thotë ajo. Kjo e bën të ndihet e izoluar dhe e paqartë në lidhje me qëllimet e burrave që e kontaktojnë.
Summer gjithashtu thekson se komentet me nënkuptime seksuale janë bërë të zakonshme, duke e bërë të ndjehet e fetishizuar. “Shumë burra kalojnë menjëherë në propozime intime, pa u interesuar për ta njohur më mirë,” shprehet ajo. Kjo sjellje e pengon atë të gjejë një lidhje të sinqertë dhe të qëndrueshme.
Takimet e saj shpesh shndërrohen në situata të pakëndshme. “Nuk më ndodh thuajse kurrë të dal në një takim normal. Shumica e tyre e shohin si një mundësi për seks, jo për të krijuar një lidhje,” rrëfen Summer.
Ajo tregon se në një nga takimet e fundit, u largua menjëherë pasi djali me të cilin ishte takuar i propozoi të shkonin në shtëpi për të realizuar përmbajtje për të rritur.
Edhe pse përballë këtyre sfidave, Summer shpreson për diçka më shumë. Ajo tregon se dëshira e saj më e madhe është të krijojë një familje. “Dua të martohem. Dua një bashkëshort dhe një marrëdhënie të vërtetë e të mbushur me dashuri. Kjo është ajo që kërkoj më shumë,” përfundon ajo, duke shprehur një dëshirë universale për dashuri dhe përkushtim.







