
Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James O’Brien, i shoqëruar nga ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, sapo hyri në ndërtesën e Qeverisë ku po i pret për takim, kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Mediat janë lejuar të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë, raporton gazeta online Reporteri.net.
Ndërkaq, në ora 15:00 ai pritet të zhvillojë takimin me kryeministrin Kurti.
O’brien fillimisht ka vizituar Serbinë, ku nga atje ka folur edhe për zbatimin e Marrëveshjeve Kosovë-Serbi dhe themelimin e Anotacionit. Ai ka thënë se obligimi ekziston nga viti 2015, por ka theksuar se nuk mund të japë afate, duke shtuar se draft-statuti duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese.



