MaqedoniTopLajm

Nuredini: Komunat vet të marrin masa kundër ndotjes së ajrit

Edhe sot ajri vazhdon të jetë i ndotur. Me ndryshimin në ligjet mbi cilësinë e ajrit ministri i Mjedisit Naser Nuredini po planifikon të parandalojë ndotjen dhe të përmirësojë cilësinë e ajrit.

Nuredini propozon që komunat dhe qytetet të kenë plane për të ndërmarrë aksione ndaj ndotjes së ajrit dhe nëse ato nuk e bëjnë këtë, Qeveria, përmes ligjit, do të ketë të drejtë për të ndërhyrë dhe të marrë masa, si për shembull për të ndryshuar rrjedhën e trafikun, oraret e punës, madje edhe për të bashkëpunuar me industritë për ta zvogëluar orarin e punës.

“Në lidhje me ndotjen po punojmë në disa aspekte, njëri nga ato është ndryshimi i ligjeve ekzistuese. I pari është ligji për ajrin ambiental ku janë të obliguara të gjitha komunat e shtetit që të ndërmarrin masa kompetente për ta përmirësuar gjendjen. Disa nga ato masa janë fillimisht rregullimi i komunikacionit, personat me probleme shëndetësore të mos shkojnë në punë dhe zvogëlimi i emisioneve nga industritë, të cilat janë ndotësit kryesorë nëpër komuna”, tha Naser Nuredini, ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close